Më poshtë do të shikojmë gjendjen e përhapjes së korrupsionit në vendet ballkanike. Për dijeni, këtu vende të Ballkanit konsiderohen: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania dhe Serbia. Në këtë shkrim janë përdorur të dhëna nga raportet e dy organizatave kryesore në matjen e transparencës në shtete të ndryshme të botës asaj Transparency International dhe Freedom House
Të dhënat nga Transparency International
Organizata udhëheqëse botërore në studimin e çështjeve të korrupsionit Transparency International publikon çdo vit një raport me Indeksin e Perceptimeve të Korrupsionit në të gjitha shtetet. Indeksi i Perceptimeve të Korrupsionit i Transparency International është një hulumtim i hulumtimeve, që reflekton perceptimet e njerëzve të biznesit dhe analistëve nacionalë, rezidentë dhe jo-rezidentë. Shifrat tregojnë shkallën e korrupsionit siç shihet nga njerëzit e biznesit, akademikët dhe analistët e rreziqeve, dhe enden mes 0 (shumë pastër) dhe 10 (shumë të korruptuar). Këtu përfshihen korrupsioni në polici, biznes, politikë, etj. Të dhënat e përdorura këtu janë për vitin 2004.
Shtetet e Ballkanit radhiten diku ka mesi i listës botërore së shteteve sa i përket korrupsionit. Shqipëria është më së larti në listën e shteteve të korruptuara duke zënë vendin e 37-të nga 145 sa janë në listë. Kurse Bullgaria zë vendin e 91-të në këtë listë, vendin më të ulët mes shteteve ballkanike. Sa për njohuri, vendin e parë në listën e shteteve më të korruptuara e zënë Haiti dhe Bangladeshi së bashku. Kurse, Finlanda është e fundit në listë.
Shqipëria ka koeficientin më të lartë të korrupsionit mes shteteve ballkanike, 7.5. Pastaj vjen Serbia dhe Mali i Zi me koeficientin 7.3, koeficient të njëjtë me të cilin ka edhe Maqedonia. Rumania zë vendin e tretë mes vendeve ballkanike si vendi më i korruptuar me koeficientin 7.1. Bosnja dhe Hercegovina ka koeficientin 6.9, pra është e katërta mes shteteve ballkanike. Korrupsioni në Kroaci vlerësohet të jetë pak më i ulët se sa në Bosnje, me koeficientin 6.5. Kurse Bullgaria zë vendin e fundit mes shteteve ballkanike, por edhe ajo ka koeficient mjaft të lartë, 5.9. Ky raport nuk jep të dhëna të veçanta për Kosovën.
Të dhënat nga Freedom House
Organizata prestigjioze Freedom House, e cila rregullisht vlerëson nivelin e demokracisë në botë, në raportet e saj vjetore Vendet në tranzicion, përdorë një shkallë nga 1 në 7 për të matur korrupsionin, së bashku me matje të proceseve tjera. Këtu 1 paraqet shkallën më të ulët të korrupsionit dhe 7 atë më të lartën. Rangimet e vendeve reflektojnë konsensusin e Freedom House, këshilltarëve të saj akademikë dhe autorëve të raporteve nacionale.
Sipas raportit të fundit vjetor të saj, të botuar këtë vit, mesatarja e niveli të korrupsionit në vendet e Ballkanit është 4.89. Vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit konsiderohet Kosova, me 6.00. Ndërsa vendi që mendohet të ketë më së paku korrupsion në Ballkan është Bullgaria, me nivelin 4.00.
Freedom House vlerëson se nivelin e dytë më të madh të korrupsionit në Ballkan, pas Kosovës, e ka Shqipëria, 5.25. Përhapje të njëjtë të korrupsionit mendohet të ketë edhe Mali i Zi, duke e ndarë vendin e dytë me Shqipërinë. Ndërsa, Serbia dhe Maqedonia vijnë në vend të tretë me nivel të njëjtë të korrupsionit, 5.00. Pastaj renditen Kroacia me 4.75, Bosnja me 4.50 dhe Rumania me 4.25. Dhe së e fundit, pra, është Bullgaria me 4.00.
Nëse shikojmë vlerësimet për periudhën gjashtëvjeçare, 1999-2005, del se Bosnja ka bërë përparim më të madh sa i përket luftimit të korrupsionit. Ajo ka arritur që nga vlerësimi 6.00 që ka pasë në vitin 1999 të zbresë në atë 4.50 më 2005. Përveç Bosnjes, vetëm Bullgaria është i vetmi vend tjetër që ka pas një rënie të vazhdueshme në nivelin e vlerësuar të korrupsionit, edhe pse ajo ështën nisur nga një bazë më e mirë se bosnja më 1999, ajo ka arritur që nga niveli 4.75 të zbresë në atë 4.00.
Ndërsa, Rumania, Bosnja, Kroacia dhe Maqedonia kanë pas fluktuime me ngritje dhe zbritje në nivelin e vlerësuar të korrupsionit gjatë kësaj periudhe gjashtëvjeçare. Megjithatë, përveç Kroacisë, edhe ky grup i shteteve ka pasë një përmirësim të nivelit të vlerësuar të korrupsionit gjatë tri viteve të fundit. Ndërsa, ndryshe nga të gjitha shtetet tjera, Shqipëria në fakt ka pasur një rritje të vogël të shkallës së vlerësuar të korrupsionit gjatë tri viteve te fundit. Për Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi, Freedom House ka bërë vlerësime vetëm gjatë dy viteve të fundit, dhe sipas tyre gjendja nuk ka ndryshuar fare gjatë dy viteve tek asnjëri vend.
Sebajdin Bytyqi
Autori është bashkë-autor i raportit të “Luftimi i Korrupsionit në Kosovë: Një studim i perceptimeve të qytetarëve në përkrahje të Strategjisë Kosovarë Kundër Korrupsionit” të financuar nga UNDP dhe Qeveria e Kosovës.

No comments:
Post a Comment