Lajm ekskluzive raporton më 28 Prill në faqe të parë se Ministri i Ambientit i shfrytëzon rregullisht tri vetura. Pak ironike kjo, duke pas para sysh se i njëjti minstër bën thirrje për të mos ndezur goma për 1 Maj, për të ruajtur ambientin dhe shëndetin e qytetarëve. Ambienti dhe shëndeti i qytetarëve dëmtohet edhe nga CO2 që lirohet nga veturat, Z. Ministër. Një veturë nxjerrë karbon dioksid sa tri herë pesha e vetë për një vit. Një veturë e mesme - me kubikazhë 1350 - 2000cc emiton 26 kilograme CO2 për 100 kilometra të udhëtuara. Kurse, një veturë e madhe - me mbi 2000 kubikë - emiton 37 kilogramë CO2 për 100 kilometra të udhëtuara. (Keto të dhëna janë sipas llogaritësit të shkelqyeshëm të përgatitur nga kjo iniciativa në Zelandë të Re për zvogelimin e emitimit të CO2). Po të dinim se sa kilometrazhë bëjnë tri veturat e Ministrit, do të mund të llogaritnim se sa CO2 emitojnë në ambient ato.
Më poshtë tabela tregon se çfarë emitojnë gomat e djegura (Scrap tyres) - si dhe lëndë tjera në krahasim - që përdoren për të prodhuar çimento:
Marrë nga National Atmospheric Emissions Inventory
Tradita e ndezjes së gomave për 1 Maj, definitivisht se duhet të ndalohet. Premtimet nga SHPK se do të bashkëpunojnë për të ndaluar ata që ndezin goma janë inkurajuese. Sidoqoftë, rezultatet pritet të shifen.
Por, pyetja është: A mbrohet ambienti vetëm me deklarata dhe me thirje për të mos ndezur goma (të cilat nuk respektohen edhe ashtu)? Ministri i ambientit së bashku me tërë qeverinë duhet të ndërgjegjësohen për problemet. Pastaj thirrjet e tyre do të ishin më legjitime dhe ndoshta dikush edhe do t'i dëgjonte. Ndërgjegjësimi i qytetarëve nuk ndodh vetëvetiu. Kërkohen veprime proaktive si nga qeveria ashtu edhe nga shoqëria civile. Për përfundim: Veprat flasin më shumë se fjalët!
Më poshtë tabela tregon se çfarë emitojnë gomat e djegura (Scrap tyres) - si dhe lëndë tjera në krahasim - që përdoren për të prodhuar çimento:
Table A10: Emission Factors for Cement Kilns based on Fuel Consumption
CO2 a | CH4 | N2O | BS | Units | |
Coal | 659.6b | 0.3g | 0.1084j | 1 | kt/Mt fuel |
Fuel Oil | 850c | 0.0406h | NE | 1 | kt/Mt fuel |
Natural Gas | 1501d | 0.1045h | NE | 0 | g/therm |
Petro-Coke | 800c | 0.346h | 0.1302j | NE | kt/Mt fuel |
Scrap Tyres | 757e | 0.0258g | NE | 1 | kt/Mt fuel |
Waste Oils | 859f | 0.0406i | NE | 1 | kt/Mt fuel |
Tradita e ndezjes së gomave për 1 Maj, definitivisht se duhet të ndalohet. Premtimet nga SHPK se do të bashkëpunojnë për të ndaluar ata që ndezin goma janë inkurajuese. Sidoqoftë, rezultatet pritet të shifen.
Por, pyetja është: A mbrohet ambienti vetëm me deklarata dhe me thirje për të mos ndezur goma (të cilat nuk respektohen edhe ashtu)? Ministri i ambientit së bashku me tërë qeverinë duhet të ndërgjegjësohen për problemet. Pastaj thirrjet e tyre do të ishin më legjitime dhe ndoshta dikush edhe do t'i dëgjonte. Ndërgjegjësimi i qytetarëve nuk ndodh vetëvetiu. Kërkohen veprime proaktive si nga qeveria ashtu edhe nga shoqëria civile. Për përfundim: Veprat flasin më shumë se fjalët!
No comments:
Post a Comment