Rasti më i fundit (i publikuar në Express) i konfliktit për prona tregon shumë mirë gjendjen e gjyqësisë kosovare. Edhe karikatura e Express-it është mjaft korrekte. Mungon efikasiteti, besueshmëria në gjyqe dhe gjykatës por mundon edhe cilësia e gjykatësve. Nëse gjyqësia kosovare nuk përmirësohet nuk do të mund të ketë zhvillim të mirëfilltë ekonomik. Ekziston një shpresë (e kotë) se me zgjidhjen e statusit final (lexo: pavërësimin) çdo gjë d të rregullohet dhe do të ketë një bum ekonomik. Ndoshta mund të ketë një zhvillim në ndërtimtari - ashtu siç pati një bum të vogël pas luftës - por zhvillim të mirëfilltë afatgjatë ekonomik nuk mund të ketë me një gjyqësi joefektive.
Nëse drejtësia kosovare nuk është në gjendje të garantojë pronat private, investimet nuk do të ndodhin ashtu siç pritet. Jo vetëm që nuk do të ketë investime nga jashtë, por edhe vetë qytetarët e Kosovës do të ngurrojnë që të investojnë.
Jo rastësisht drejtësia paraqitet me një peshore në një dorë dhe një shpatë në dorën tjetër. Për të funksionuar drejtësia duhen mekanizma të zbatimit të ligjit. Duhet një Ministri e brendshme (e rendit) e fortë që bashkëpunon ngushtë me gjykatat dhe Ministrinë e drejtësisë. Vetëm kur të arrihen këto kushte mund të flasim për një atmosferë të mirë për investime, deri atëhere mbetet pyetja "Quo vadis Kosova"?

1 comment:
hajnat+ gjyqetaret e korruptuar=1
Post a Comment