Monday, July 24, 2006

Arsimi i larte ne Kosove

Kur flet per universitetet private Z. Krasniqi, ia qellon kur thote se " vlerėsimi i programeve tė studimit dhe kushteve tė tėrėsishme tė punės nė to ėshtė i vetmi test valid qė do tregojė se cila prej kėtyre themeltave ofron shėrbime adekuate pėr arsimin e lartė".

Kurse frika e tij se reklamat e ketyre univerziteteve "
rrezikon tė prishė ekuilibrat e arsimit universitar publik" eshte shume e pabazuar. Universitetet kane te drejte te reklamojne veten e tyre sa ta duan. Kjo frike rrjedh nga fakti se Universiteti publik i Prishtines (UP) nuk ben reklama fare. UP nuk ben reklama se nuk ka nevoje te beje reklama. Edhe ashtu ai eshte synimi i te gjithe maturanteve kosovare, per arsyen e njohur se cmimet jane me te lira.

Universitetet private me shume bejne konkurrence me njeri tjetrin se sa me UP-ne. Kurse fakti qe ata shpenzojne ne reklama eshte per t'u mireseardhur, sepse kjo krijon vende pune per dizenjatoret e rinje dhe kompanite e marketingut. Nese duhet te brengosemi per dicka, atehere ajo nuk eshte fakti se universitetet shpenzojne ne reklama, por eshte prejardhja e atyre parave. Ketu hyn ne pune Mistria e Brendshme.


Sa i perket cmimeve "marramendese" qe i kerkojne universitetet private, nuk ka hapesire per brengosje as aty. Nese ka kerkese per edukim te larte atehere oferta do t'i pershtatet kerkeses. Ekziston nje cmim maksimal qe eshte ne gjendje ta paguaj kerkesa dhe oferta qendron brenda asaj kurbe.

Natyrisht qe eshte "e
domosdoshme qė degėt e hapuara tė jenė adekuate me kėrkesat e tregut tė punės", por perseri kete nuk mund t'a rregulloje asnje ministri. Ekziston dicka qe quhet "treg i lire", dhe ai percakton se per cfare lemi do te jete kerkesa me e madhe. Kurse, "tregu i punes" per te cilin flet autori nuk eshte nje sfungjer qe pret t'i absorboje te diplomuarit si ne kohen e socializmit.

Poashtu, "kontigjentet e reja tė tė papunėve" nuk krijohen nga pasja e shume universiteteve, por nga mospasja e punes. Nese keta te diplomuar jane te papune pas diplomimit, gjasat qe ata te kishin qene te papune pa ate diplome jane edhe me te medha. Oferta per krahe pune eshte shume e madhe, eshte kuadri i shkolluar ai qe na mungon.

Ne te njejten kohe, kerkesa qe universitetet private te hapin
"degė qė nuk janė nė universitetin publik" eshte e paqelluar. Nuk jemi me ne nje shtet socialist ku gjithcka behet me plan. Eshte pikerisht konkurrenca ajo qe garanton kualitet me te larte te edukimit.

Shfrytezoj rastin te ngris nje ceshtje qe nuk permendet ne debatet per arsimin e larte. Ajo eshte ceshtja e gjuhes angleze. Kriteret e vleresimit ne provimet e gjuhes angleze duhet te jene shume me te forta. Madje, njohurite e gjuhes angleze duhet te testohen ne provim pranues. Nese deshirojme te integrohemi ne tregun europian dhe boterore e vetmja menyre eshte qe te kemi rini te arsimuar dhe qe flet anglisht!

SB

KOSOVA NUK KA NEVOJË PËR KIOSKA-UNIVERSITETE

Numri i universiteteve private nė Kosovė, nėse llogariten reklamat agresive qė transmetohen papushim nė media e veēmas nė ato elektronike, del se ėshtė mė i madh se nė vendet e tjera tė rajonit.
Tė pagėzuar me lloj lloj emrash tė mėdhenj dhe me cilėsime qė do t'ia kishin zili dhe universitete liderė nė botė si ai i Oksfordit dhe Kembrixhit universitetet e reja private nė Kosovė janė bėrė pjesė e pandashme e paradokseve kosovare.
Pėr herė tė parė po ndodh qė reklamat pėr kėto universitete private t'a sfidojnė primatin qė pėr vite me radhė e kanė mbajtur reklamimet e koncerteve tė estradės nė diasporė.
Edhe ēmimet qė kėrkohen pėr kėto universitete janė shprehje e paradokseve kosovare, pasi ēmimet qė ato kėrkojnė janė marramendėse pėr familjet qė jetojnė nga kulaēi buxhetor apo janė tė papauna.
Edhe pėrkundėr agresivitetit reklamues dhe konkurseve tė hapura tė kėtyre themeltave pėr pranimin e studentėve sipas ēmimeve astronomike Ministria e Arsimit duket se nuk ka njė qėndrim tė qartė pėr kėtė ēėshtje. Liberalizimi i dhėnies sė liēensave pėr punė nuk ėshtė shoqėruar me aktivizimin e agjencisė sė akreditimeve. Njė agjenci e tillė ėshtė e domosdoshme pėr vlerėsimin e plotė dhe profesional tė njė themelte tė arsimit tė lartė.
Vlerėsimi meritor i kapaciteteve kadrovike tė secilit universitet, vlerėsimi i programeve tė studimit dhe kushteve tė tėrėsishme tė punės nė to ėshtė i vetmi test valid qė do tregojė se cila prej kėtyre themeltave ofron shėrbime adekuate pėr arsimin e lartė.
Po ashtu ėshtė e domosdoshme qė degėt e hapuara tė jenė adekuate me kėrkesat e tregut tė punės dhe tė mos krijojnė konkurencė jolojale mes tyre dhe me universitetin publik se nė atė rast prodhojnė kontigjente tė reja tė tė papunėve.
Pas mbajtjes me sukses tė zgjedhjeve nė universitetin publik tė Prishtinė Ministria e Arsimit ka mė shumė kohė qė tė merret me rregullimin e gjendjes nė universitetet private. Dhe kjo ėshtė tepėr urgjente pasi makineria reklamuese e universiteteve private, me njė konkurrencė tė shfrenuar dhe jashtė shijes sė mirė rrezikon tė prishė ekuilibrat e arsimit universitar publik.
E vėrteta ėshtė se Kosova ka nevojė pėr disa universitete private qė do jenė tė paisura me kuadro tė kualifikuara, me programe tė avancuara tė studimit e pėr degė qė nuk janėnė universitetin publik.
Por Kosova nuk ka nevojė pėr kioska universitete qė synojnė tė zėvendėsojnė bizneset e dėshtuara tė minimarketeve dhe pishinave, qė u ngritėn vend e pa vend e qė mė pas u shkatėrruan dhe nga konkurrenca jo e ndershme.
Reklamat agresive tė universiteteve private paralajmėrojnė tė njėjtin epilog dhe nė kėtė fushė nėse nuk merren masat e duhura qeveritare pėr vendosjen e rregullave tė lojės.

Milazim Krasniqi

2 comments:

Anonymous said...

I'd like to thank you for the efforts you have put in penning this site. I really hope to view the same high-grade content by you in the future as well. In truth, your creative writing abilities has encouraged me to get my own, personal site now ;)

my webpage; porady Na ślub i wesele

Anonymous said...

Thе гeview rates some The Muscleheaɗ's Guide To Α Godlike
Physique as the number one musϲle building progгam and the Sean Nalewanyj's - Truth About Bսilding The
Muscle as second ƅest choice. In bօdyweight trɑining you
ɑdvance by making the movements harder or more difficult, rathег than increasing the weight
of your exеrcise device. I'm not saying that you have to become big and bulky
like The Terminator but have a good amount of lean musclе mass on уou.


my homepage; Turbulence Training