Thursday, July 13, 2006

Religjioni dhe shoqëria

Një artikull i shkëlqyeshëm nga Adnan Dragaj në Java:

PARALELIZIMI I REALITETEVE RELACIONALE

Më pëlqeu sidomos kjo pjesa ku flet për raportin mes religjionit dhe shoqërisë:

Raporti në mes të fesë dhe rregullimit shoqëror është temë e cila nuk e mundon vetëm botën shqiptare, por është pjesë e shumë përpjekjeve të vendeve të ndryshme në botë për definimin relacional të tyre. Edhe pse shprehen tendenca për ta projektuar një krizë të përkatësisë fetare, dhe interferencave që ndërlidhen në mënyrë implicite me kategorinë kombëtare, gjërat duhet të merren më shtruar dhe të perceptohen si pjesë e proceseve për definime e ridefinime të kapaciteteve shoqërore përgjatë fazave të rrugëtimit drejt Unionit Europian; duke pasur parasysh veçoritë e trashëguara, ato të transformuara dhe ato që mëtojnë të ndryshohen.

Feja nuk ofron dhe nuk mund të ofrojë rregullim shoqëror në Kosovë. Kosova rregullohet nga ligjet të cilat i takojnë sferës laike (sekulare) të normimit. Lënda mësimore nëpër shkollat fillore, të mesme dhe universitetin publik të Kosovës, përnga brumi dhe metodologjia, i takojnë tipologjisë laike (- eklektike) të dhënies dhe nxënies së dijës; në kuadër të së cilës duhet të regullohet me ligj edhe përfaqësimi i akorduar i vijimit të orëve të mësimit fetar (vijimi i të cilave është jo i obligueshëm). Në Kosovë secili është i lirë të veshë, mbathë, hajë, pijë dhe të artikulohet për çkado, si të dojë, për derisa nuk bie ndesh me ligjin dhe nuk e cënon integritetin dhe dinjitetin personal apo grupor të kujtdo. Kosova është demokratike, dhe në mesin e kësaj demokracie, që është në definim e sipër, sundon vetëm ligji, dhe asgjë dhe askush tjetër! Kosovën mund ta përfaqësojë dhe të vendosë politikisht, për çështjet e interesit kombëtar dhe rregullimit shoqëror vetëm struktura e zgjedhur politike-institucionale përmes votës së qytetarit. Në Kosovë nuk mund të detyrohet askush që ta mveshë një ideologji politike apo fetare. Gruaja në Kosovë duhet t’i ketë të drejtat plotësisht të barabarta me mashkullin dhe të vendosë vetë për rregullimin e saj individual jetësor, gjë që duhet të respektohet në të gjitha sferat e shoqërisë.

Në mesin e këtyre normave dhe vlerave Kosova mund të lëvizë drejt Europës dhe jo ndryshe. Në një Kosovë ku sundojnë këto parime dhe vlera të ngjashme, rinia e Kosovës mund të ketë perspektivë europiane. Me abstrakimin qëllimkeq të këtyre e shumë vlerave të tjera, rinia e Kosovës mund të manipulohet shumë lehtë me ideologji dhe fundamente atipike politike dhe fetare. Për të mos qenë në gjendje të jetë i manipulueshëm një individë, atij i nevojitet qasja proporcianale në resurset e dijës dhe ofertën promovuese të vlerave të mirëfillta. Nëse një individi në shoqëri të Kosovës i ofrohet vetëm dhe vetëm një perspektivë, atëherë ai, në mungesë të alternativave, do të kyçet pikërisht në atë të ofruarën. Duke marrë parasysh që vlerat e lartpërmendura (dhe shumë të tjera), nuk janë promovuar dhe nuk praktikohen sa duhet në Kosovë, paraqitet një ambient perfekt për ndikime indoktrinuese njëdimensionale (mos të themi: shpërlarje e trurit).

11 comments:

Anonymous said...

une kam shume miq kosovare qe nuk e degjojne dallimin midis c (uck) dhe q (qeni). nese nuk e dallon dot ndryshimin e ke te veshtire ta memorizosh verberisht se ku duhet njera e ku tjetra. sigurisht, nga ana tjeter miqte e mi kosovare qeshin kur une nuk e shqiptoj dicka me hunde (nana, t'tana etj). une mendoj se disiplina e forte neper shkolla do sjelle rezultate ne te ardhmen dhe keto cene do te zbehen
njatjeta

bytycci said...

anonymous,
sic duket ke dashur te komentosh per artikullin me siper se ky. Pajtohem se nje sistem me i mire i arsimit do te ndihmoje. Arsyeja pse shume kosovare kane probleme me drejtshkrim eshte gjendja e arsimit gjate apartejdit te te 90-tave qe nuk u permiresua as pas luftes.

Anonymous said...

Sa eshte(jane) ligji (ligjet) i (te) lire (a) nga normat shoqerore dhe sa jane keto norma te lira nga permbajtjet fetare?
E kuptoj plotesishte kontektstin e shkrimit te Adnani, qe ne fakt eshte nje replike e artikujve ose thene me mire "derseve" ne Jave, por edhe te sqarohet Kosova si nje vend ku Ligji eshte mbi te gjitha,qon paksa ne ad absurdum.
Ndersa ne rrafshin e filozofise dhe teorise politike, dihet boterisht se ligjet kur nuk kane qene "normenfrei". Si argument mund te preferohen punimet e Weber-it dhe hipotezen e "etikes protestante" sikurse edhe J.J.Ruoseau-n dhe "kontraten cilive" qe ne fakt ishte nje altenative e pushtetit kishtar por jo edhe fetar. Sidoqofte me pelqeu ky "mendim kritik" dhe ne fakt ashtu do te duhej ne formen optimale te dukej ndarja e ketyre dy segmeneteve, por ne rastin e Kosoves kjo eshte e pamundur me nje analize te shkurte te arrihet.
Pershendetje nga B...

bytycci said...

B.
Ne rastin e Kosoves eshte me rendesi qe intelektuale si Adnani te dalin qartazi me kesi shkrime. Edhe pse kemi nje shoqeri mjaft konzervative, nuk mund te themi se te gjitha normat shoqerore jane te bazuara ne religjion. Shoqeria kosovare mund te jete konzervative por eshte shume laike (sekulare). Ligjet bazohen ne normat ekzistuese por edhe sjellin norma te reja. Problemi ne Kosove eshte ka mangesi te sundimit te ligjit ne pergjithesi.

Anonymous said...

kerkoj ndjese. gabim i imi. gjithashtu doja te sqaroj se duke folur per c-q nuk doja ne asnje menyre te gjykoja njeri. thesht konstatova. nese kam lenduar njeri i kerkoj falje.

bytycci said...

Jo jo, nuk ke ofenduar askend. Une kam fol per c-q ne shkrimit tim pa kurfar kompleksi. Eshte fakt, dhe une nuk turperohem fare. Eshte thjesht ceshtje dialekti.

Anonymous said...

Tung kolege,
pajtohem se shoqeria jone eshte laike dhe se vuan nga nje arkaizem apo konzertatizem, dhe cmoj tekstin e Adanit shume,si kurajo qytetare.Por ne shkrim ekzistone nje gabim esencial, e ajo eshte; ne vend gjendjes DUHET ai e thekson ate ESHTE! Per te qene intelektual nuk duhet zbukuruar asgje, edhe nese behet "me te drejte".
Besoj se pajtoheni edhe ju deri diku?
Te fala,
nga B...

bytycci said...

Pajtohem deri diku. Disa gjera per te cilat ai flet JANE, kurse disa DUHET te jene. Pajtohem se nuk duhet zbukuruar asgje. Eshte pergjegjesi e elites intelektuale ta drejtoje popullsine. Per kete arsye eshte mire qe te flitet per keto pune.

Te pershendes

Anonymous said...

http://markonzo.edu http://profiles.friendster.com/lipitor#moreabout http://aviary.com/artists/Azithromycin pharm wryly http://riderx.info/members/avapro-75-mg-avapro-tabs.aspx http://aviary.com/artists/Zofran populous

Anonymous said...

A huge dick in my pussy,a new warm wet tounge up our arse and cum along with pussy
juice all over me. Fuck, ozzy

my web page :: hcg injections

Anonymous said...

Κеер on ωorkіng, grеat job!


My web ρage; healthy steroids
my website > symptoms of steroids