Wednesday, August 02, 2006

SHQIPERIA NUK E KA ‘LUKSIN’ E NAPOLIT QE TE GRABISE TURISTE

PERIFERI

Nga: Alba Malltezi
SHQIPERIA NUK E KA ‘LUKSIN’ E NAPOLIT QE TE GRABISE TURISTE

Ne Napoli ndodh qe turistet te terhiqen zvarre per nje ore dore a nje cante nga grabites te stervitur, por perseri, qyteti dhe kjo pjese e bregdetit italian eshte nder me te frekuentuarat me turiste nga e gjithe bota. Por Pogradeci nuk eshte Napoli, Prespa nuk eshte Kapri dhe Shqiperia s’eshte Italia, ndaj grabitja e dy te rinjve ceke te dielen e shkuar prane fshatit Zvezde mund te jete nje nga antireklamat me te keqia qe i behet Shqiperise nga vete ne shqiptaret. Vendi yne vazhdon te ngjalle kuriozitet te jashtezakonshem mes te huajve, por frika dhe pasiguria mbeten te forta tek cdo lloj turisti, edhe te me te guximshmit e aventurieret.

Ne portin e Barit javen e shkuar qindra te rinj me canta ne shpine prisnin me ore te tera radhen per te marre tragetin, por askush prej tyre nuk kishte destinacion Shqiperine: “Nisemi ne Greqi”, me thane disa prej tyre, vinin nga provinca e Parmes. “Po ne Shqiperi?”, i pyeta, “keni menduar te vini?” “Paura”, m’u pergjigj aty per aty nje nga djemte, i qeshur dhe me faqet e skuqura nga vapa e madhe. Te tjere synonin Malin e Zi, e te tjere akoma Kroacine. Ne radhen e gjate per ne tragetin e “Adriatikes” kishte vetem emigrante dhe nje makine fuoristrade e Kishes Katolike te Milanos. Makina terhiqte nje gjenerator te madh te destinuar per nje fshat te Shkodres. Sa keq, vec emigranteve malleshume e femijeve te tyre qe tashme flasin vetem italisht, pakkush kishte destinacion Shqiperine e bukur, por me individe te pabese; ndryshe nga c’na pelqen ta shesim veten me njeri-tjetrin.
“Thone qe Shqiperia ka vende te mrekullueshme – ben kafen i qeshur banakieri napoletan i tragetit, - por nuk jam i cmendur ta vizitoj si turist. Shume e rrezikshme”. C’eshte kjo frike e madhe per te ardhur ne Shqiperi? Me erdhi ne mendje pak vite me pare nje grindje me kater te pire te restorant “London” ne qender te Tiranes. Ata nuk duronin qe ne tavolinen tone flitej italisht dhe kishte te pranishem italiane. Perfunduan ne polici, pasi thirrem Shqiponjat, por sjellja kater “te forteve” ishte gati patologjike. Kushedi c’thone ne Rome e Padova kur I pyesin per Shqiperine pedagoget italiane qe asistuan ne sherrin te “Londoni”.

http://www.balkanweb.com/periferi.html

4 comments:

Anonymous said...

sa interesante eshte qe kur ne shqiperi ndodh dicka e keqe ahere fatura i shkon gjithe Republikes se Shqiperise, ndersa kur ndodh dicka e mire ahere meriten e ka mu ai individ qe e beri bemen!!!! shume, shume interesante!!!

bytycci said...

Paj nese nje familje shqiptare i merr brenda ca turiste edhe ju ofron kafe (mikpritje) ajo ka ndikim te turistet te cilet flasin fjale te mira te shoket e tyre, ose edhe shkruajne per kete ne ndonje blog. Kurse, nese ca turiste dhunohen atehere kjo eshte material per media!
Faji i shkon Shqiperise sepse shteti ka pergjegjesi per te ofruar siguri. Dmth shteti ka deshtuar.

Anonymous said...

sa interesante qe kur nje tregtar kosovar rrembehet dites per diell ne mes te Shkupit, dhe pastaj lirohet per 1.2M euro, Maqedonia nuk permendet fare, jo si vend ku rrembehen njerez por te pakten si vend ku ndodhi kjo ngjarje (thuhet Shkupi, jo Maqedonia), ndersa kur dy fshatare shqiptare (15 vjec dhe 19 vjec) ne nje fshat te humbur grabisin, perdhunojne dhe pastaj I LENE TE IKIN dy turiste ceke, atehere Shqiperia jo vetem qe permendet si vend ku nuk e njeh qeni te zotne, por ky lajm merr dhene. Rastesi te jete valle?
shume, shume interesante.

bytycci said...

jau ndien shume mediave evropiane per nje biznesmen kosovar!
Nuk eshte rastesi kjo. Por nese qytetaret e BE-se nuk sulmohen ne Maqedoni atehere nuk merziten fort ata.