Sunday, October 29, 2006

LETËR E HAPUR PAT ROBERTSONIT

LETËR E HAPUR PAT ROBERTSONIT:
"Nga Mark Orfila, misionar amerikan
Oct 19, 2006, 11:26

I nderuari z. Robertson:

Hir dhe paqe në emër të Shpëtimtarit tonë. Shpresoj kjo letër të ju gjejë duke iu gëzuar bekimeve të Tij!

Më lejoni të prezantohem. Që nga vitit 1995 kam punuar në mesin e shqiptarëve si shërbëtor i Ungjillit – fillimisht në Shqipëri, më vonë në Maqedoni, dhe nga viti 1999 në Kosovë. Jam nga shteti i Luzianës. Jam i dërguar nga organizata Asambleja e Perëndisë.

Isha thellë i shqetësuar javën e kaluar derisa lexova një artikull në Financial Times të titulluar “Evangjelistët bashkohen në fushatën për ta mbajtur Kosovën brenda Serbisë”. Sipas artikullit në fjalë, peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe Artemije pretendon me pak fjalë të pranuar nga ju premtime për ushtrimin e ndikimit tuaj për t’iu kundërvënë pavarësisë së Kosovës me mbështetjen se një Kosovë e pavarur “siguron bazën e një ‘xhihadi ekstremist islamik’”.

Derisa lexoja me kujdes këtë artikull, vërejta se edhe pse emri juaj përmendej, ju vetë asnjë herë nuk ishit cituar drejt për së drejti. Andaj, po ju shkruaj me kërkesë që të pranojmë qartësim nga ju. Njëkohësisht mirëpres mundësinë që me ju të ndajë disa mendime të përvojës sime të punës gati 12 vjeçare në këtë pjesë të botës.

Z. Robertson, kisha pasur dëshirë të ishit me mua pas 11 shtatorit 2001 dhe t’i shohësh radhët e gjata të njerëzve duke pritur për të dhuruar gjak për viktimat e sulmit. Kisha pasur dëshirë të shihnit jo vetëm tubimet dhe marshimet masive të popullatës, por edhe telefonata të panumërta dhe vizita personale që pranoja nga njerëzit që shprehnin solidaritet dhe mbështetje për SHBA-të. Kisha pasur dëshirë sikur më 4 korrik të ishit me mua derisa qindra njerëz vendorë u tubuan në sheshin qendror të qytetit për të festuar Ditën e Pavarësisë së Amerikës si të tyren. Kisha pasur dëshirë të ishit këtu këtë shtator dhe të shihnit qytete të tëra të ndriçuara nga drita e qirinjve për shënimin e pesë vjetorit të sulmeve të shtatorit 2001, derisa shokët tanë ndanin dhembjen me ne.

Shqiptarët e Kosovës ndoshta janë populli më pro amerikan jashtë Amerikës. Faktikisht, ndoshta ata janë më tepër pro amerikanë se vetë amerikanët. Flamujt amerikanë valojnë në çdo cep të Kosovës. Vështirë kalon një ditë e vetme kur njerëzit nuk më thonë: “Perëndia në qiell, Amerika në tokë!” (Më duhet pranuar se si i krishter kjo thënie më shkakton pak siklet; edhe pse e dua vendin tim, por kjo i afrohet së tepërmi idhujtarisë). Në të vërtetë devotshmëria e shqiptarëve ndaj Amerikës i ka rrënjët e veta shumë më larg se ndërhyrja e NATO-s më 1999. Çdo fëmijë në shkollë mëson se sikur të mos ishte ndërhyrja e Presidentit Woodrow Wilson, kombi shqiptar s’do të ekzistonte kurrë.

Natyrisht se këtu ka ekstremistë islamikë, sikurse ka në SHBA dhe gjëkundi. (Vetë isha sulmuar fizikisht vitin e kaluar nga një prej tyresh, i cili menjëherë të nesërmen u gjykua dhe u dënua nga gjykata komunale!). Peshkopi Artemije po tenton të alarmojë se nëse Kosova bëhet e pavarur, atëherë këta ekstremistë do të vijnë në pushtet. Ky pretendim është thellësisht ironik. Sikur SHBA-ja t’i kundërvihet pavarësisë së Kosovës, shqiptarët do të ndjehen të tradhtuar nga miku i tyre i vetëm. Atëherë, xhihadistët (të cilët momentalisht janë të paktë dhe një minoritet i përçmuar) do t’u dhurohej rasti për të fituar audiencë më të gjerë.

Por, në apelin e Peshkopit Artemije ndaj evangjelistëve amerikanë për mbështetje ekziston një ironi akoma më te thellë se vetëm kjo. Ky është i njëjti peshkop i cili një herë shkroi një artikull duke mallkuar këdo që hyn nëpër dyert e një kishe protestante. Pastorët vendorë i kujtojnë kohët gjatë sundimit serb këtu kur evangjelistët cilësoheshin si “sekt”. Ndërsa sot protestantët (evangjelistët) në Kosovë gëzojnë më tepër mbrojte ligjore se protestantët në Serbi. Kosova dhe Serbia këtë vit miratuan ligjet e tyre fetare. Ligji i Kosovës duhet të shërbejë si model për ligjet evropiane; e garanton të drejtën e protestantëve, me emër! Ligji serb, përkundrazi e institucionalizon diskriminimin e gjatë të bërë kundër protestantëve.

Akoma më e cekët se përndjekja ndaj protestantëve, është mënyra se si shumë serbë kanë përdorur emrin e Krishtit si simbol të krishterimit derisa kryenin mizori në luftërat e viteve të ’90-ta. Kurrë s’do të harroj udhëtimet e mia nëpër Kosovën e pasluftës, të verës së vitit 1999, kur shihja mijëra shtëpi të djegura të shqiptarëve me kryqin e gdhendur në gërmadha. Kjo emblemë e dashurisë së madhe ishte shndërruar në simbol të urrejtjes akoma më të madhe sesa e përbashkëta e kryqit të thyer. Fakti shqetësues është se elemente të Kishës Ortodokse Serbe kishin bekuar këto sjellje, dhe duke bërë këtë, kanë dëmtuar rëndë pretendimet e tyre se ata janë mbrojtësit e krishterimit në këtë vend.

Natyrisht edhe sulmet e shqiptarëve ndaj serbëve dhe objekteve fetare serbe, siç ishin ato të marsit të vitit 2004, duhet pranuar dhe dënuar. Unë dua të shoh një Kosovë të atillë ku serbë dhe shqiptarë jetojnë plotësisht të lirë dhe të sigurt. Jam i bindur se pjesa dërrmuese e shqiptarëve e dëshirojnë të njëjtën gjë dhe kjo mund të arrihet.

Z. Robertson, sinqerisht po lutem për ju që nëse flet për situatën në Kosovë, fjalët tua të burojnë si rrjedhojë e informimit të drejtë, të jenë të urta dhe plot nderim.

Zoti të bekoftë!

Mark Orfila


3 comments:

Jeff said...

Ndoshta me kupoheni që unë komentova që bashkësia protestant do ta reaktojmë sa i përket bisedë me Robertsonin dhe Artemije dhe do të bëjmë. Faleminderit që ju keni postuar këtë letrën këtu.

bytycci said...

Jeff,
e lexova komentin se do të reagoni. Shpresoj se do t'a bëni së shpejti. Kisha dasht t'a gjej këtë letrën në anglisht. A ke ide si mund t'a gjej?
Tung

Jeff said...

bytycci, unë i postova dy përkthimin në blogin tim. Një është përkthimi e letrës së Javës nga Marku; tjeter është një kopje e letra e hapur (the open letter) Robertsonit.

Tung