Tuesday, February 13, 2007

Ky popull eshte me shume se 2500-3000 njerez

Arben Limani

Te nderuar anetare te Alb-Shkences, une nuk kam shkruar me pare ne kete
forum edhe aq mirepo keto ngjarjet e fundit ne Kosove dhe sidomos kjo qe
ndodhi me protestat e Albin Kurtit mua me bejne qe te mos jem i qete dhe
te mendoj se kauza per te cilen ne kemi menduar se Albin Kurti po luftonte
po devijon dhe po shkon ne favor te atyre qe nuk ja duan te miren Kosoves,
 Albin Kurti dhe protestuestit e tij duhet ta kene parasysh se ky popull
eshte me shume se 2500-3000 njerez dhe se deri tash ka ditur shume mire
pas kujt te shkoj dhe se ke ta mbeshtes,

 Une kam qene student ne kohen kur Unioni Studentor organizoi protestat e
para me 1 Tetor 1997, dhe isha pjesmarres i ketyre protestave perkunder
thirrjes se institucioneve parale te atehershme per mospjesmarrje ne
keto protesta por dihej se kauza e ketyre protestave ishte e drejte dhe
se ateher Albin Kurti nuk na tha se do ti sulmojme policin serbe dhe se
protestat munde te jene te dhunshme por tere kohen thoshte se do te jene
paqesore, te organizuara denjesisht qe ti tregojme botes se jemi te
civilizuar,

 Nga ana tjeter eshte absurde te krahasosh Policin e Kosoves me policin
serbe, ndoshta kjo vjen si rezultat i prirjes tone qe te mos
rrespektojme policet ne pergjithesi, mirepo qka eshte absurde eshte e
tille dhe ska tjeter,

 policia serbe me 1997 (dhe ne qdo proteste pas saj) intervenoi qe te
shperndaje protestuesit e jo qe te mbroje ndonje insttitucion apo
ndertese (pasi qe ne Tauk Bashqe nuk kishte te tilla (ne protestat e 1
tetorit 1997) mirepo qellimi ishte qe te na frikesojne dhe te na
tregojne se ata kane forcen dhe se do ta perdorin,

 Polcia e SHPK-se intervenoi vetem ne momentin kur protestuesit po
thyenin barikadat e vendosura dhe se po sulmonin ata personalisht, me
qellim qe te mos lejohen keta te fundit (te cilet vazhdimisht kishin
dhene deklarata qe nenkuptonin se dhuna nuk perjashtohej dhe se kjo
ishte manifestuar disa here me pare), qe te hynin ne keto objekte dhe te
paralizonin proceset qe po zhvillohen sot ne Kosove.

 Une nuk mendoj se asnjeri prej Policeve te SHPK-s do te kishte per
qellim te vriste Shqipetarė ne keto protesta, kjo eshte e pabesueshme,
aq me pak nese ata i percjellin serialet televizive (pasi qe ai zoteriu
e permendi me heret) pasi qe keto seriale ndoshta nuk jane aspak
edukative mirepo me siguri se nuk manifestojne dhune.
 Une mendoj se duhet te inkurajojme Policine Tone Kosovare te cilen ka
kohe qe e kemi enderruar, e jo ta dekurajojme dhe ti bejem te ndihen te
paperkrahur, ata kane zbatuar urdherat ashtu sikur jane trajnuar dhe se
mendoj se ne pergjithesi jane duke bere pune te mire ne Kosove,
 Une mendoj se policia do te duhej te pergjigjej per plumbat e gomes dhe
mjetet tjera qe i ka perdorur gjate aksioneve te saj dhe ate deri ne ate
mase sa kane shkaktuar lendime te cilat kane qene te panevojshme, mirepo
kur te fillosh vallen duhet te dish te kercesh thote nje fjale
popullore,

 Ndersa Albin Kurti dhe Vetevendosja do te shihet me vone se per qka do
te jene pergjegjes pasi qe ata po lene te devijoj kauza te cilen e
mbronin dhe te cilen e simpatizoja deri para disa ditesh, por menyra se
si po e manifestojne e ve nen pikepyetje.

 Mua si qytetar me vjen shume keq dhe ndjej dhimbje te madhe per dy te
rinje qe kane humbur jeten dhe familjet e tyre ne kete kohe kur nuk do
te duhej te kishte viktima ne Kosove, e posaqersiht jo te inciuara me
veprimet e shqipetarėve mirepo edhe kjo eshte diqka per te cilen do te
duhej te mendoj mire Vetevendosja kur te vendos ti nderrmarre veprimet e
ardhshme.

 Arbeni

Botuar ne Alb-Shkenca

technorati tags:, , , ,

Blogged with Flock

2 comments:

Anonymous said...

Une qe sot e lexova kete artikull dhe mendoj se Zoteri Arben Limani e ka me gjithe mend ngase tash eshte koha qe ne duhet te jemi me te pjekun se kurre dhe te jemi me te kujdesshem se kurre, ngase ne tash duhet t'i tregojme botese se jemi te pjekun dhe nuk duhet t'a knaqim armikun tone me vrasje mu ne kete kohe
me rrespekt

Anonymous said...

Ky fare Arben Limani...nuk thote asgje perveq se,do qe te bind shqiptare ti perkulen unmikistanit e te huajve dhe keshtu pergjithmone te mebetemi te shkelur,te kolonizuar...i mjere je Arben Limani