Thursday, February 15, 2007

Burgu si institucion

Baton Haxhiu
baton.haxhiu@gazetaexpress.com

Fenomeni i burgut si dukuri ndalet jo duke e dënuar Albin Kurtin

dhe duke e krijuar recidivin e njohur: burgun si institucion! Sepse,

pastaj, rruga për t’u ballafaquar me Kurtin është ballafaqimi me revolucionin

si institucion që na vjen nga burgu.


Dy dorëheqje morale dhe shumë të burgosur kanë qenë
në vitin 1981. Mahmut Bakalli, shef i komunistëve të
Kosovës, dhe Ismail Bajrami, ministër i rendit, kanë qenë
dy funksionarët kosovarë që kanë lënë zyrat e tyre dha
kanë dhënë dorëheqje pas demonstratave të studentëve.
Ky ka qenë një gjest moral i dorëheqjes së dy funksionarëve,
të cilët kanë tërhequr konsekuencat pas vdekjes së
nëntë demonstruesve të asaj kohe.
Dy dorëheqje tjera, një shqiptar dhe një ndërkombëtar
– ajo e ministrit të rendit dhe shefit të policisë së UNMIKut
- kanë treguar të njëjtën gjë pas vrasjes së dy demonstruesve
të shtunën e fundit. Edhe atëherë edhe tani
demonstratat kanë ndodhur në të njëjtin vend. Edhe
fjalimet kanë pasur të njëjtën porosi politike. Por, për dallim
nga viti 1981 ata që kanë qenë pjesëmarrës në demonstratat
e atëhershme, tani janë brenda Kuvendit dhe shumë
prej tyre janë deputetë dhe funksionarë. Dikur ata (si
demonstrues) kishin kërkuar që dikush nga udhëheqësit
e atëhershëm të dalë dhe të flas para tyre. Ajo nuk kishte
ndodhur. Pastaj kishte pasuar intervenimi.
Nuk dua të flas për gjestin e dorëheqjes të ministrit Fatmir
Rexhepi dhe shefit të policisë së UNMIK-ut Stephen
Curtis edhe për faktin se ata tashmë janë në një situatë
tjetër të jetës së tyre. Janë të dorëhequr dhe njëri mund t’i
marrë valixhet dhe t’ia mbathë drejt shtëpisë, kurse tjetri
të vazhdoi jetën e tij të heshtur deri në zgjedhjet e ardhshme.
Ajo që është ngjarje tash e tutje, nuk janë dorëheqjet dhe
nuk janë e ardhmja e Rexhepit dhe Curtis. Tash është ngjarje
burgimi i Albin Kurtit.
Dua të bëjë një paralele me vitin 1981: çfarë ka përfaqësuar
dhe çfarë do të përfaqësojë institucioni i burgut për
mentalitetin kosovar? Ata që e dinë këtë fenomen kosovar
dhe të përjetuarit e burgimit mjafton të shikojnë situatën
e tanishme në Kuvendin e Kosovës. Burgu si institucion
ka qenë fenomeni kryesor për krijimin e liderëve
politikë dhe gjithashtu ka qenë vendi ku heroi ka qenë i
gatshëm. Një prodhim që në heshtje ose më vonë në opinion
ka qenë figura e vuajtur dhe figura që duhet dhënë
privilegjet në shoqëri. Nëse jo një vend në pushtet për
shkak se dikur ishte e pamundur. Në pushtet ishte Serbia
dhe regjimi i ashpër i Slobodan Millosheviqit, kurse institucionet
paralele të Kosovës ishin të hapura për njerëz që
kishin sakrifikuar një pjesë të madhe të jetës së tyre.
Serbia kishte qëndruar prapa një ideje që të burgos
njerëz me një idealizëm dhe patriotizëm të veçantë për
çështjen e Kosovës, por gjithmonë kishte qenë e kujdesshme
që të përdor situata për të krijuar konspiracione dhe
paqartësi. Burgu si institucion pastaj ndërtoi një ikonizim
të figurave të burgosura dhe i bëri ata të jenë të një
rëndësie të veçantë. Adem Demaçi, pas daljes nga burgu,
qëndroi në një shtëpi për muaj të tërë për të pritur qindra
mijëra qytetarë. Shumica nga ta ishin pasionuar për
mënyrën e rrëfimit të tij, për jetën në burg dhe për sakrificën
e tri decenieve në burgjet jugosllave, por një pjesë e
tyre edhe doli e zhgënjyer për mënyrën se si ai e konceptonte
jetën. Për Demaçin jeta kishte një pikë reference -
aty ku burgimi i ka filluar dhe burgu i tij ishte si trajtë e
vdekjes së kohës. Aty kisha kuptuar se koha për të burgosurit
vdes, kurse jeta merr formë varësisht se kush ofron
më shumë bindje dhe informata.
Trajta e burgimit merret edhe si referencë e patriotizmit.
Merret si gatishmëri për të privilegjuar duke heq fare idenë
e konkurrencës si shenjë mungesë të lirisë dhe sakrificës
së dhënë për këtë popull.
Burgu si institucion ka qenë si referencë; dhe sot e kësaj
dite merret si referencë për meritokraci dhe ndarje të
vendeve meritore pa marrë parasysh dijen, cilësinë dhe
vizionin për shoqërinë. Kështu Kosova për një kohë ka
qenë një vend ku projektimi i lirisë ka qenë i mbështetur
mbi institucionin e burgut dhe meritokracisë mbi vuajtjet
e të burgosurve. Ky projektim ka shkuar aq larg sa të
burgosurit për një kohë të gjatë kanë qenë të barasvlershëm
me heronjtë dhe fjalitë e tyre nuk janë shikuar dhe
lexuar për nga përmbajtja dhe oferta, por për nga numri
vjetëve të kaluara në burg. Fjalitë kanë pas peshën më të
madhe nëse burgu ka qenë më i rëndë dhe më me peshë.
Pas dy dorëheqjeve në vitin 1981 ka pasur burgim për
dhjetëra njerëz që kanë demonstruar, që kanë kërkuar
Kosovën Republikë, që kanë qenë vetëm pjesëmarrës në
demonstrata. Nuk dua të tërheq paralele për pushtetin e
atëhershëm dhe të tashëm, por pas dy dorëheqjeve të bëra
ka gjasë që ekuivalencë të jetë dënimi i Albin Kurtit. Nuk
dua të paragjykojë situatën, sepse fjala e fundit është e
gjyqit. Dhe ai është sovrani i drejtësisë. Por, do të ishte
shumë rëndë që ky njeri të jetë njëri prej atyre që do të
vuaj burgun. Që pastaj në jetën tonë të përditshme jo Albin
Kurti, por burgu të bëhet si institucion meritokracie.
Në rastin e Kurtit nuk ka shumë ngjashmëri me idealistët
e vitit 1981, këtu është i vendosur dimension tjetër.
Ai i vazhdimit të iluzionit se vetëm nëpërmjet mungesë
së lirisë të projektohet krijimi i lirisë. Kurti ka në vete edhe
një përmbajtje tjetër - refuzimin e lirisë si akt të robërimit
të përhershëm. Ai ndërton këtë strategji për shkak të pafuqisë
së institucioneve dhe mungesës së fuqisë së tij që
ta bëjë shtetin e Kosovës menjëherë. Sot. Duke refuzuar
gjithçka që vjen nga institucionet - ai refuzon lirinë. Duke
refuzuar institucionet ai do që të dalë mbi to. Shtrohet
pyetja a duhet të dënohet për këtë?
Kjo dukuri ndalet jo duke e dënuar atë dhe duke e krijuar
recidivin e njohur - burgun si institucion. Sepse, pastaj,
rruga për t’u ballafaquar me Kurtin është ballafaqimi
me revolucionin si institucion që na vjen nga burgu. Liria
e tij është pjesë e amortizimit të fuqisë së iluzionit që ai
po ngulit. Është konsumim i peshës së tij. Është edhe vendosje
e një njeriu në jetën e vetë të projektuar si burg publik.
Përgjegjësia e tij matet me kundërargumente dhe me
zgjedhje të lira për këtë vend. Sa më shpejtë aq më mirë.
Ndryshe s’ka konsumim dhe amortizim të këtij njeriu.
Përkundrazi.


technorati tags:, , , ,

Blogged with Flock

1 comment:

Anonymous said...

hi every person,

I identified temat.blogspot.com after previous months and I'm very excited much to commence participating. I are basically lurking for the last month but figured I would be joining and sign up.

I am from Spain so please forgave my speaking english[url=http://thehottesttopicsli.info/forum].[/url][url=http://ceinspiringthoughts.info/bookmarks].[/url][url=http://unceleberitygossip.info/forum].[/url]