Friday, November 10, 2006

Katedralja

Më poshtë është peticioni i nënshkruar nga intelektualët shqiptarë për ndërtimin e katedrales Nëna Terezë në Prishtinë. Ata i drejtohen organeve të pushtetit duke kërkuar ndërtimin sa më të shpejtë të katedrales. Lind pyetja, a kanë dëgjuar intelektualët tanë të respektuar ndonjëherë për ndarjes mes religjionit dhe shtetit?

KATEDRALJA E
“NËNË TEREZES” SHENJË SHTETËSIE

Presidentit të Kosovës: Prof. Dr. Fatmir Sejdiu

Kryetarit të Parlamentit të Kosovës: Kolë M.Berisha
Kryeministrit të Kosovës: Agim Çeku
Bëhen dy vjet kur u vu gurthemeli i Katedrales “Nëna
Tereze” në Prishtinë, shenjë kujtimi i figurës sonë më universale
të njerëzimit në gjeninë e saj e që simbolizon dhe
humanizmin shqiptar. Ceremoniali ndodhi në praninë e
shumë ambasadorëve e mjeteve të huaja të informimit.
Gjesti i Qeverisë së Kosovës dëshmonte se në atdheun e saj
Nëna Tereze më në fund do të ketë katedralen, që
shumëkush e sheh shenjë të shtetësisë së Kosovës.
Fatkeqësisht, koha ikën e premtimi ynë has në rezistenca të
ndryshme, që dëmtojnë imazhin tonë para botës.
Udhëheqja politike e Komunës së Prishtinës, vendin ku do
të ngritet Katedralja, e shndërroi në parking, që fyen dhe
dinjitetin tonë kombëtar. Ditë më parë kardinali i shquar
amerikan, Shkëlqesia Mecarrick, pjesëmarrës edhe me
rastin e gurthemelit, ktheu të shohë se deri ku kishin arritur
punët. Zhgënjimi i tij ishte i madh. Gjë nuk ishte bërë. E
humanisten e nobelisten shqiptare e kishin nderuar burrështetas
botërorë.
Duke parë se një qëndrim i tillë turpëron jo vetëm figurën e
Nënës Tereze, por dhe shtetin e ri të Kosovës që po lindet,
u drejtohemi personaliteteve udhëheqëse të Qeverisë së
Kosovës, institucioneve dhe intelektualëve nga tërë
hapësira shqiptare, poashtu dhe diasporës të ngrisin zërin
se nderojnë veten para se gjithash dhe traditën shqiptare.
Ekuminizmi mbajti gjallë qenien tonë. Nga njerëzit e
dijshëm të botës u respektua toleranca brenda nesh.

Njerëzorja dhe kombëtarja aty gjetën dhe fuqinë hyjnore.

Nënshkruesit:
Haxhi Bede Reshat Bardhi (Kryegjyshi Botrorë i Bektashive),
Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Ali Aliu, Alfred Uçi, Ismail
Kadare, Enver Gjerqeku, Nexhmije Pagarusha, Pandeli Çino,
Fatos Kongoli, Ali Podrimja, Avni Spahiu, Tonin Çobani,
Rexhep Ferri, Don Nikë Ukgjini, Bashkim Kuçuku, Mimoza
Ahmeti, Sadik Bejko, Moikom Zeqo, Lazër Stani, Arian Leka,
Luan Mulliqi, Gjelosh Gjokaj, Din Mehmeti, Xhevahir
Spahiu, Visar Zhiti, Kim Mehmeti, Bardhyl Londo, Kiço
Londo, Gëzim Hajdinaga, Ali Salaj, Pano Taçi, Beqë Cufaj.
Prishtinë - Tiranë
Nëntor 2006

technorati tags:, , , ,

Blogged with Flock

1 comment:

Anonymous said...

katolikocentrizëm!