Mendimi i njëjtë
bëhet shtet, me përmasa të larta
demokratike i cili në tërë botën është
duke u trajtuar si rast i veçantë. Në këtë
vend i cili pret që të bëhet pjesë e familjes
më demokratike në botë (Bashkimit
Evropian), qytetari i Kosovës nuk guxon
të mendojë ndryshe nga shumica.
Këtë e dëshmon protesta e fundit e organizuar
nga lëvizja Vetëvendosje, e
cila ka dalë në rrugë për të shprehur
pakënaqësinë e saj lidhur me situatën
e krijuar në vend. Por ky mendim
ndryshe i kësaj lëvizje po i pengon
shumë udhëheqësve kosovarë të cilët
po punojnë për një vend demokratik.
Ku qëndron problemi ? Pse një qytetar
i cili i ka dhënë votën LDK-se, PDK-së,
AAK-së, apo ORA-s, nuk e ka të ndaluar
të mendojë se pakoja e Ahtisaarit
është e mirë për Kosovën, ndërsa një
qytetar i cili përkrah idenë e Albin Kurtit
nuk ka të drejtë të mendojë se kjo
pako nuk është e mirë për këtë vend.
Ku qëndron problemi ?
Politikanët kosovarë dhe ata
ndërkombëtarë që janë kundër idesë
së Albin Kurtit nuk kundërshtojnë
mendimin e kësaj lëvizjeje, por veprimin.
Ky mendim i cili gjithkund në botë
mund të shprehet në botë duke protestuar
në Kosovë është i ndaluar. Formalisht
edhe këtu mund të protestohet,
por nëse është protestë e cila rezulton
në kundërshtim me idenë e grupit negociator
është e cenuar. Justifikimi i
atyre që nuk kanë dëshirë që dikush të
protestojë kundër tyre është se nuk
duhet të prishen rendi dhe qetësia. A
e prish rendin dhe qetësinë një qytetar
i cili proteston, apo e prish rendin
dhe qetësinë një polic i cili vranë atë
qytetar që proteston. Ky problem më
duket se është ngatërruar. Për ata që
pakon e shohin si të mirë, vrasja e dy
protestuesve ka qenë e arsyeshme,
ndërsa për ata që shohin pakon si të
dëmshme, veprimet i policisë i shohin
të gabuara, dhe një kohësisht të qëllimta.
situatë e krijuar?
Por dikush tjetër ka faj që prej
vitit 1999 i ka akumuluar këta qytetarë
të dalin në rrugë. Meqë procesi për zgjidhjen
e statusit të Kosovës është afruar,
ekipi i unitetit nuk do që dikush ti qet
pengesa në rrugë. Pengesa më e madhe
e këtij muhabeti është lëvizja
Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin
Kurti. Çka të bëhet me Albinin ? E drejta
për të protestuar nuk është e kufizuar
dhe lëvizja Vetëvendosje mund të
protestojë prapë. Por nëse udhëheqësi
i tyre përfundon në burg siç edhe po i
luhet vallja në atë drejtim, protesta do
të jetë më pak e efektshme pasi që Kurti
është i prirë për protesta të tilla. A do
të revoltohet lëvizja Vetëvendosje nëse
lideri i tyre përfundon në burg ?. Politika
kosovare në bashkëpunim me atë
ndërkombëtare sipas të gjitha gjasave
kanë rënë në ujdi për një plan më të
mirë që përgatisin terrenin për mbylljen
e Kurtit në burg. Dorëheqjet e dhëna
këto ditë janë justifikimi më i mirë i
mundshëm për ti vënë kapak kësaj
pune. Në këtë mënyrë edhe një dënim
më afatgjatë për Kurtin do të ishte proporcional
dhe ekuivalent me këto
dorëheqje. Edhe deklarata e kryeadministratorit
Ruecker për dorëheqjen
e komisionarit Kurtis i shkon mirë kësaj
pune. Por për ta përmbyllur këtë problem
edhe më mirë, shpejtë edhe
Sherehmet Ahmeti mund ti bashkohet
komisionerit Kurtis, dhe ministrit të
brendshëm Fatmir Rexhepi. Në këtë
mënyrë edhe shqiptimi i ndonjë dënimi
për Kurtin është më i arsyeshëm kur
ka përballë tri dorëheqje vetëm për hir
të zgjidhjes së statusit. Por prapë po
shkelen parimet e demokracisë dhe të
drejtësisë. Nëse Kurti ka prishur rendin
dhe qetësinë po dashka të dënohet me
burg. Ndërsa policia e cila ka plagosur
rreth 80 protestues dhe dy prej tyre
kanë vdekur, po u shfajësoka vetëm me
dorëheqje të udhëheqësve të tyre. Këtu
dikush ka faj.
Çka pas të gjitha këtyre ?
te k populli i Kosovës nëse nuk do
të ketë më protesta. Kush ka faj për të
gjitha këto?. A ka gënjyer më shumë
ekipi i unitetit, apo Albin Kurti?. Këtu
qëndron problemi më i madh, sepse
ky ekip i cili po punon për fatin e këtij
vendi nuk ua ka sqaruar kosovarëve
pakon e Ahtisaarit edhe pse qytetarët
kanë pasur mundësi ta shohin një pjesë
të kësaj pakoje pasi ka mbërritur në
Kosovë. Kjo pako është shpjeguar në
dy mënyra. Pjesët pozitive të saj i ka shpjeguar
ekipi i unitetit, ndërsa ato negative
Albin Kurti. Të dyja palët kanë lënë
hapësirë për dyshim në këtë pako. Si
nga ana pozitive ashtu edhe nga ana
negative pakoja është hiperbolizuar tek
populli. Ky është vakumi të cilin Kurti e
ka shfrytëzuar për ta organizuar
protestën e 10 shkurtit kundër kësaj
pakoje.
Por politikanët kosovarë kishte me
qenë mirë që të marrin mësim nga ky
rast që populli nuk bënë të gënjehet,
sepse në anën tjetër dikush mund të
manipulojë me popullin. Fatkeqësisht
në Kosovë prej vitit 1999 çdo gjë funksionon
kështu. Gënjehet populli,
mashtrohet, vidhet dhe asgjë nuk u shpjegohet
atyre. Për të gjitha këto dikush
ka faj.
(Autorja është studente e
psikologjisë)
technorati tags:Albin, Kurti, Ekipi, Unitetit, Kosova, Statusi, Vetevendosje
Blogged with Flock
No comments:
Post a Comment